Kujdes me veturën tuaj, prej sot nëse u konfiskohet mund të mos iu kthehet deri në pesë ditë

0
18

Drejtoria e Inspektoratit të Prishtinës ka bërë të ditur se që prej sot do të ndërmerren masa shtesë për rend dhe rregull në transport.

I pari i kësaj Drejtorie, Adonis Tahiri duke paralajmërua për aksione të ‘merimangave’ tha se çdo automjet që do të konfiskohet do të mbahet nga dy deri në pesë ditë nga autoritetet e rendit, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që janë të shumta rastet kur veturat bllokojnë thuajse çdo pjesë të qytetit, e nuk i lënë as hapësirën që u takon këmbësorëve.

Postimi Tahirit:

Nga nesër, me masa shtesë për rend dhe rregull në transport. Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here