Këtë zyrtar shtetëror të Kosovës do ta kishte ‘lakmi’ edhe Schumaher, vozit 200 km/h

0
44

Home Aktuale
Këtë zyrtar shtetëror të Kosovës do ta kishte ‘lakmi’ edhe Schumaher, vozit 200 km/h

Një veturë zyrtare 3Z ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar në autostradën Prizren-Prishtinë, saktësisht të njohur si autostrada ‘Ibrahim Rugova’.

Pavarësisht se ishte e diele, vozitësi në fjalë ka vendosur që ta përdorë veturën madje duke thyer edhe rregullat e komunikacionit në autostradën ku maksimumi i shpejtësisë se vozitjes është 130 km/h.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar një video ku shihet qartazi se si vetura zyrtare tejkalon shpejtësinë.

Duhet përkujtuar që janë të shumta rastet e keqpërdorimit të veturave zyrtare si dhe thyerjes së rregullave të komunikacionit pikërisht nga këta zyrtar shtetëror./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here