GJILANI – DRITA, JA SA MIJË TIFOZË JANË TË PRANISHËM NË ‘FADIL VOKRRI’

0
36

Gjilani – Drita, ja sa mijë tifozë janë të pranishëm në ‘Fadil Vokrri’
Ka filluar ndeshja ndërmjet Gjilanit e Dritës, e vlefshme për xhiron e 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilani është nikoqire e Dritës në ndeshjen që po luhet në kryeqytet, në kuadër të IPKO Superligës, raporton Insporti

Ky takim ka nisur në ora 20:00, derisa më shumë se gjysma e stadiumit është e mbushur për këtë ndeshje e cila ka zgjuar interesim mjaft të madh.

Tifozët e Gjilanit, ‘Skifterat’, janë të pozicionuar në tribunën e veriut, kurse ata të Dritës, ‘Intelektualët’ në atë të jugut.

Sipas Supersport Kosovës, në stadium të pranishëm janë rreth 7.500 – 8.000 shikues. Kujtojmë se ‘Fadil Vokrri’ ka kapacitet prej 13.500 ulëseve.

Shikuesit prej orës 18:00 kanë filluar të hyjnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Insporti.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here