FSK del në vendin ku një i ri ka mbetur nën rrënojat e hotelit, kërkime edhe me qen

0
122

Pas 3 orë të kaluara nga shembja e objektit të ish-hotel Adriatikut në Mitrovicë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe trupat e FSK-së të cilat kanë filluar menjëherë kërkimet me ndihmën e qenve për gjetjen e personit nën rrënoja.Punimet e ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave nga vendi i shembjes janë ndalur, ndërkohë që vazhdon kërkimi për shpëtimin e një personi që dyshohet të ketë mbetur brenda rrënojave.Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar punën me dorë për largimin e rrënojave.

Ndalimi i punës së ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave ka ardhur për shkak të rrezikut nga shembja e mëtejme e objektit.Ndryshe, katër punëtorë kanë qenë duke punuar në ish-hotelin “Adriatiku” në momentin e shembjes, ku tre prej tyre kanë arritur të dalin, derisa një dyshohet se ka mbetur brenda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here