Erërat e forta lënë pa energji elektrike Ferizajn e Gjilanin

0
165

KEDS-i njofton se ekipet e tyre kanë dalë menjëherë në të gjitha zonat ku ka prishje dhe janë duke i sanuar ato në kohën më të shkurtër të mundshme.

Konkretisht në Ferizaj zonat pa energji elektrike janë një pjesë e qytetit, ajo e Gackës, Kraishës, Sllovisë, Jezercit dhe disa zona përreth Kaçanikut, ndërsa në rajonin e Mitrovicës zona problematike të afektuara janë ajo e Shipolit dhe pjesa e Skenderajt, sidomos Likovci dhe Qirezi me rrethinat përkatëse. Dy prishjet në rajonin e Gjilanit janë daljet e Kufcës dhe Stubllës.

KEDS-i kërkon nga të gjithë konsumatorët që nëse shohin ndonjë avari të mos u afrohen, pra të mbajnë distancën e sigurisë dhe të lajmërojnë çdo prishje në Qendër të Thirrjeve në numrin 0800 79100 që është pa pagesë apo përmes formave tjera të komunikimit, siç janë rrjetet sociale zyrtare të kompanisë. /GazetaExpress/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here