E tmerrshme: Nëna mbytë foshnjën e porsalindur në tavanin e shtëpisë në Prizren

0
105

Policia ka njoftuar se me datën 26 prill 2019, e dyshuara femër ka kërkuar ndihmën mjekësore në spitalin e Prizrenit, pasi që e njëjta kishte lindur një foshnje në shtëpinë e saj dhe më pas dyshohet që e ka mbytur.

Foshnja është gjetur në tavanin e shtëpisë

“Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia të dyshuarën e ka arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here