Del fotografia e të riut i cili humbi jetën mbrëmë në aksident trafiku..

0
158

Një aksident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në fshatin Bajçinë të Podujevës ku si pasojë pa shenja jete ka mbetur një person.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, teksa edhe një person është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Njëri prej tyre nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Personi tjetër është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zëdhënësja për Informim e Policisë së Kosovës për rajon e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Mësohet se i ndjeri është J. G. nga fshati Dobërdol i Podujevës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here