Baton Haxhiu: Albin Kurtin e shndërrova unë në lider – Ia “zbulon” edhe një sekret

0
147

Baton Haxhiu ka lëshuar sonte një deklaratë rreth të parit të VV’së dhe angazhimit të tij në politikë. Haxhiu është i bindur se kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është lider. Por sipas drejtorit të Klan Kosovës, ishte po ai (Haxhiu) që e bëri lider ish-kandidatin e VV’së për kryeministër.

‘Albin Kurtin e shndërrova unë në lider’, thotë Haxhiu derisa flet në një debat televiziv në televizionin Dukagjini.

Haxhiu ka fjalët më të rënda për Kurtin, partisë së të cilit thotë se i mungon ‘kauza’.

“Idetë krimiinale të Kurtit e ndanë Vetëvendosjen”, thotë Haxhiu.

Haxhiu pretendon se e di edhe arsyen pse Vetëvendosje po zgjerohet edhe në Shqipëri.

“Pafuqia e tyre për të ndërtuar kauzën. At s’kanë më kauzë. Po kërkojnë kauzë në Shqipëri për të krijuar një përplasje atje që mund të ndikojë në Kosovë”, tha Haxhiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here