19-vjeçarja nga Lubishta i mbijetoi operacionit 8-orësh në boshtin kurrizor

0
59

19-vjeçarja Mirjeta Hyski nga Lubishta e Vitisë, ka pak ditë që ka dalë nga një operacion që ka zgjatur tetë orë. Ndërhyrja në boshtin kurrizor po ia pamundësonte asaj jetën, ndërkaq, momentalisht gjendja e saj është përmirësuar e pas shumë vitesh ajo ka arritur që të qëndrojë drejtë.

“Mirjeta ishte njëra nga pacientët e cila kur erdhi në spitalin tonë kishte problemin e qëndrimit në këmbë për shkak të deformimit të madh që kishte në shtyllën kurrizore dhe rotacionit që kishte në shtyllën kurrizore dhe për shkak se krahërori i ndeshej me kërcin apo kockën e legenit kishte dhe dhimbje të padurueshme”, ka bërë të ditur Doktor Evren Fehmi Atay, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë 00311

Fehmi Atay thekson se në këtë rast ka pasur një deformim të formuar ndër vite. Ai tregon më shumë detaje për operacionin.

“Ajo që ne bëmë si pikë kyqe ishte hapja e shtyllës kurrizore, vertebres dhe rruazave të shtyllës kurrizore dhe vendosja e videve dhe përmirësimi I rotacionit. Kishim të bëjmë me një deformim të formuar ndër vite, I shoqëruar edhe me deformimin e kockave të krahërorit”, shtoi ai./T7/

Për rastin e vajzës në fjalë edhe Plus Televizion kishe raportuar kohë më parë duke apeluar që ajo të ndihmohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here