Vuçiq: Turqia kërkon nga ne ta njohim sa ma shpejt Kosovën

0
308

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron në Ankara, ku e ka takuar homologun turk Recep Tayyip Erdogan, nuk beson në ndryshimin e qëndrimit të Turqisë në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

“Turqia është fuqi e madhe, ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ka lobuar për Kosovën, është e pamundur të vijë deri te ndryshimi i këtij qëndrimi, Turqia po kërkon qe ta njohim sa ma shpejt Kosovën” tha Vuçiq për agjencinë turke IHA, transmeton Gazeta e Re.

Ai shprehu bindjen se Turqia dëshiron qetësi dhe stabilitet në Ballkan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here