Tragjike, vetë.varet Ditën e Gruas nëna e 5 fëmijëve në..

0
239

Një 64-vjeçare nga fshati Drenovicë të Urës-Vajgurore,mësohet se i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm.

Hava Shehu, nënë e 5 fëmijëve, është gjetur e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive,pranë banesës së saj. Ngjarja është shënuar mesditën e sotme dhe kanë qenë dy djemtë e të ndjerës ata që e kanë gjetur nënën e tyre të varur.

64-vjeçarja është transportuar nga familjarët në Spitalin e Beratit, por sipas mjekëve, gruaja ka mbërritur pa shenja jete.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat,pas ekzaminimit të vendngjarjes deklarojnë se,64-vjeçarja është vetë.varur dhe se në trupin e saj nuk ka shenja dhu.ne.

Sipas burimeve të afërta me familjen Shehu, viktima, 64-vjeçarja Hava Shehu, jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte edhe një nga djemtë në burg, të akuzuar për “vjedhje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here