Tragjike, vdes 24 vjeçari kosovar, ishte duke kalëruar

0
235

Një i ri kosovar ka humbur jetën gjatë ditës së sotme gjersa po kalëronte. Indeksonline mëson se 24 vjeçari M.Mustafa po kalëronte në vendin e quajtur “Mejdan”, në Buzez të Dragashit.Mustafa që kishte hobi dhe profesion kalërimin ndodhej në pistë vrapimi të kuajve kur papritmas humbi jetën tragjikisht nga lëndimet që pësoi.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.“Në komunën e Dragashit, një i ri duke ushtruar me kali, ka rënë nga ai dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Për rastin në fjalë janë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjarëve për shkak se është cilësuar vdekje aksidentale”, ka thënë Vesel Gashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here