Rrëfimi i pronarit të banesës për 75-vjeçaren zvicerane, e cila vr,au 7-vjeçarin nga Kosova

0
216

Pronari i banesës në të cilën kishte jetuar 75-vjeçarja e akuzuar për vr,asjen me thi,kë të 7-vjeçarit kosovar në Bazel, ka folur rreth qiramarrëses së tij, për të cilën edhe më tutje dihet shumë pak, siç nuk dihen as arsyet që e çuan në vr,asjen e Iliasit derisa po kthehej nga shkolla.

Zvicra është tro,nditur të enjten kur 7-vjecari nga Kosova që jetonte në Bazel me familjen e tij, u gjend i pr,erë në qafë. Një 75-vjecare u arres,tua nën dyshimet se ajo ka kryer kri,min.

E moshuara zvicerane kishte pranuar se ka kryer kri,min, ndërsa motivet nuk dihen.

Qiradhënësi i të 75-vjecarës ka thënë se ajo nuk është vërejtur shumë dhe ka jetuar jetë modeste, transmeton Express.

Shtatëdhjetepesë vjeçarja, e cila gjendet në parabu,rgim, ka jetuar për shumë vjet rreth një kilometër larg vendit të kri,mit.

Verën e kaluar ajo është zhvendosur nga banesa, shkruan gazeta zvicerane, 20 minuten. Pronari i banesës e ka përshkruar ish-qiramarrësen e tij, e cila edhe më tutje është një mister.

“Ajo ka jetuar e vetme dhe ka bërë një jetë modeste. Ajo kurrë nuk është vërejtur. Gjithmonë ka paguar qiranë me rregull, nuk ka përdorë nark,otikë, dhe nuk ka qenë alko,oliste”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka treguar se si ajo u largua nga banesa e tij.

“Ajo shkoi për shoping ose doli në shëtitje, por më nuk u kthye asnjëherë”.

Mirëpo ai kujton diçka të pazakontë lidhur me qiramarrësen, duke treguar se “një herë ose dy herë në vit, Policia ose Prokurori vinte në banesën e saj”.

Ai thotë se nuk i di arsyet dhe për dijeninë e tij, e moshuara zvicerane kurrë nuk ka qenë në bu,rg ose në psikiatri.

Ndryshe, autoritetet zvicerane pas arrestimit të 75-vjecares, e cila u lajmëruar vetë në Polici, pas vr,asjes së Iliasit 7-vjecare, kanë hedhur dyshime se ajo ka probleme psi,qike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here