Pamje të operacionit të Policisë në qendrat e masazheve në Prishtinë e Fushë Kosovë

0
221

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në bashkëpunim edhe me institucionet tjera përkatëse, siç janë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Inspektorati i Punës, ATK-ja, inspektorët e Komunës së Prishtinës dhe Fushë Kosovës, ka organizuar një plan operativ për inspektimin e lokaleve, salloneve të masazheve në komunën e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës “MASAZHI 2019”.

Ky inspektim është bërë me qëllim të parandalimit të të gjitha veprave penale, identifikimin e hershëm të viktimave të mundshme të trafikimit si dhe luftimin e të gjitha llojeve të informalitetit.

Rezultatet nga ky plan operativ i realizuar në muajin shkurt dhe mars janë:

Janë inspektuar gjithsej 48 lokale.

Janë legjitimuar 211 punëtorë/e (180-F dhe 31-M)

Shtetas të huaj 20 punëtorë (11-shqiptarë, 6 tajlandezë, 1-italian, 1-rumun, 1-maqedonas)

Po ashtu në këto lokale janë hasur duke punuar edhe 5 femra nën moshën nën 18 vjeçare.

Në dy raste të ndara ka rezultuar edhe me veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ si dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’, ku janë arrestuar gjithsej 9 persona të dyshuar (8-femra dhe 1-mashkull shqiptar).

Me vendim të inspektoratit kompetent janë mbyllur 22 lokale.

Në vitin 2019 DHTQNJ-ja ka identifikuar 3 raste të ‘mundësimit në prostitucion’ si arrestimin e gjithsej 11 personave të dyshuar.

Policia e Kosovës nëpërmes drejtorisë kompetente do të vazhdojë me realizimin e operacioneve të tilla edhe në lokacione tjera.

Në vijim gjeni video-linkun ku pasqyrohen disa nga këto aktivitete policore:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here