Lotët drithërues, baba i 4 fëmijëve: Gjithçka ka mbaruar, unë nuk kam më shpresë!

0
55

Nuk ka fjalë për të përshkruar agoninë, e megjithatë agonia e përshkon çdo ditë kasollen ku jetojnë burrë e grua dhe 4 fëmijët e tyre të mitur.

Historia e familjes Kishta, nga fshati Mashan i Gramshit është një melodi e dhimbjes së përditshme, të skamjes së përjetshme dhe të vuajtjeve të mëdha. Familja e ka humbur tashmë një fëmijë. Një vajzë i humbi Sonilës dhe Dhimitraqit, sepse nuk e çuan dot në spital. U vdiq rrugës nga një pneumoni.

E kupton fare mirë kur sheh se 6 shpitra jetojnë në një dhomë 6 metër katror. 4 fëmijët e tjerë të kësaj familje shqiptare flenë në tokë dhe ruhen nga i ftohti dhe shiu veçse oërmes trupave të tyre.

Por akoma më drithërues është rrëfimi i Dhimitraq Kishtës, burrit të kësaj shtëpie. Ai i ka humbur të gjitha shpresat dhe është thyer, në atë pikë që nuk ndalon dot së qari. Dhimbja e tij preket dhe ndihet kur tregon kohën kur ka shkuar në Tiranë. Në spital për dy nga fëmijët e tij të cilët kanë patur vrimë në zemër. Ka fjetur jashtë, në lulishtet e kryeqytetit.

Dhimitraqi: Jetojmë në ktë dhomë me 4 fëmijë, veti i gjashti. Nuk kam mundësi…unë lekë nuk kam. Kam hequr shumë me fëmijët, kam vuajtur nëpër spitale, unë e di se çkam hequr… shumë… shumë kam hequr.

Ndaj jam në ktë gjendje, dy fëmijë i kam patur me vrimë në zemër… (qan) s’kam patur mundësi, më shumë kam ndenjur pa bukë sesa pa bukë. Në Tiranë kam fjetur nëpër lulishte kur shkoja në spital. Çfarë të bëja, kurse dy fëmijët e tjerë i lash këtu… si mos më keq! Njëherë hanin njëherë nuk hanin… (qan)

Të shihnin dhe fëmijët e mij një ditë të bardhë, asgjë nuk do doja (pëshpërit kam vuajtur shumë)

Energjinë ma paguan vëllai i madh, energjinë dhe ujin… nuk kam mundësi. U thashë atëherë për të më lidhur ujin e pijshëm por shteti nuk ma lidhi. Nuk kam mundësi. Shpresa…? Nuk kam asnjë lloj shprese më (qan sërish)

Zoti, ai e di sesi do vejë halli im.

Njëra ndër vajzat e familjes, më e madhja thotë për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” se jetesa e tyre rrotullohet rreth 4 faqeve të copëtuara të mureve që ata quajnë shtëpi. Këta fëmijë mundohen të mësojnë mesa munden, madje marrin dhe nota të mira. Por përtej vështirësisë dhe skamjes, ato përballen dhe me talljet në shkollë. Fëmijët e tjerë nuk i afrojnë kur shohin se rrobat që ato kanë në trup, janë të vetmet që kanë.

Vajza e madhe: Detyrat i bëjmë me vështirësi sepse nuk kemi mjetet e duhura. Mundohemi që të marrim dhe ndihmën e shokëve… zakonisht marr 9, 10 në shkollë.Kam dashur t blej gjithmonë rroba të bukura, por është një jetë shumë e vështirë. Nuk kemi ku të flemë, është ftohtë këtu, nuk përballohet dot… ushqimi mungon.

-Në shkollë të paragjykojnë?

Vajza e madhe: Ka raste që paragjyjkojnë dhe me të drejtë… pse je veshur kështu, ik na u largo, mos rri me ne… do doja shumë të kisha një jetë më të mirë, por nuk kemi mundësi. Unë dua që motrat dhe vëllai im të mos mërziten e që për ta të jetë një jetë më e mirë.

Nëna e fëmijëve, Sonila, mundohet me çtë mundet që t’u qëndrojë pranë fëmijëve. Rrëfen sesi vajza i vdiq në duar në vitin 2011 dhe derdh lotë për fatin e 4 fëmijëve të saj. Gjithçka kërkon është një jetë më të mirë, nga ajo që mund të japë një asistencë prej 50 mijë lekësh që mban këtë familje.

Sonila: Në 2011 më ka vdekur një gocë me pneumoni. Nga të ftohtit, nga ambienti që ishte. Nuk arrita ta çoja dot as në spital, më vdiq rrugës. Me ato 60 mijë lekë që marr nuk i mbaj dot me një thes miell, e jo më me veshmbathje. Në ditë dimri të flesh në tokë është… i lutem Zotity që të më bëjë mrekulli për fëmijët, që edhe ata të dalin në dritë, vetëm këtë dua, vetëm për fëmijët e mi.

Vajza e vogël: Unë dua të bëhem mësuese matematike kur të rriten. Dua të kem diçka, gjëra të reja, veshmbathje, atlete… unë nuk kam blerë ndonjëherë asgjë të re.

Vajza e madhe: Shpresoj por një shpresë shumë e vogël është. Kam qejf të bëhem kirurge por nuk besoj se do kem mundësi të vazhdoj shkollën e lartë… me shumë mundësi do jem vetëm këtu në fshat dhe të bëj punë të rënda… nuk dua të jetoj kështu.

Sonila nuk i mban dot lotët kur vajza e saj e vogël i kërkon ushqim…

Sonila: Ditët kur bie shi, uji hyn brenda. Djalim e kam sëmurë kurse vajza e vogël ka patur vrimë në zemër

Foshnja: O maaa… bukë

Sonila: Të keqen mami, do të hash… Të kisha një shtëpi për këta fëmijë, nuk do doja asgjë tjetër, as të haja e të pija.

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”, me prezantimin e këtij rasti, i ka bërë thirrje shqiptarëve që të ndihmojnë familjen Kishta, pasi kushtet e tyre kalojnë çdo lloj kufiri.

Elvis Naçi: E pabesueshme… 4 fëmijë në atë kolibe. Ata fëmijë duhen ndihmuar urgjentisht dhe unë vetë do të kontribuoj me para për atë familje. Do doja të ndaja me shqiptarët tanë se nëse bashkohemi të gjithë do të mund ta ndihmojmë këtë familje. Duket sikur është një histori e Afrikës, në kushte tmerrësisht të rënda.

Sidrit Bejleri: Goditi realisht kur foli ajo vajzë… ajo thotë me bindje dhe “me të drejtë” shokët më largojnë sepse nuk ka kushte për t’u veshur si të gjithë të tjerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here