Ky do të jetë moti për ditën e sotme

0
55

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, kurse gjatë ditës pritet ngritje e temperaturave dhe mot kryesisht stabil.

Ngjashëm do të jetë edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, pra me zhvillim vranësirash por me intervale të gjata kohore me diell dhe pa të reshura atmosferike.

Nga e hëna priten ngritje të theksuara të temperaturave dhe do të kemi rikthimin e motit pranveror. Të martën edhe më nxehtë por pasdite vonë dhe në mbrëmje në veriun e Shqipërisë mund të ketë riga apo rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk pritet të jenë intensive dhe gjithashtu mjaft të izoluara.

Edhe ditëve tjera me ngritje të mëtutjeshme të temperaturave ku sipas të gjitha gjasave na pret një mesjavë mjaft e nxehtë dhe pranverore./Meteoballkan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here