Haradinaj premton diçka për personat e lojërave të fatit që do të mbesin të papunë!

0
120

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

Ai deklaroi se me këtë projektligj ndalohet ë gjitha lojërat e fatit, përveç Lotarisë së Kosovës.

Çdo ligj e ka koston e vet. Ajo pare në një mënyrë apo tjetrën qarkullon. Jemi të gatshëm që me i trajtu ato të ri dhe të reja që kanë punuar në këto biznese. Është një llogari e bame që pasojat tjera kanë qenë më të mëdhaja. Pra, është abuzim total dhe është mirë që po ndalen dhe tani fjalën e ka Parlamenti. Ata e kanë të drejtën që me apvoru sa më shpejt”, është shprehur ai.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditë më parë një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku ishte kërkuar pezullimi i aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dhe plotësim/ndryshimi i ligjit përkatës.

Kjo rezolutë që mori mbështetjen e 74 deputetëve, përveç pezullimit të aktivitetit të lojërave të fatit, kërkoi nga Qeveria që të sjellë një ligj për t’i ndaluar ato.

“Qeveria brenda 30 ditësh të sjellë në Kuvend ligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë 10-vjeçare”, tha shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, teksa lexoi tekstin e rezolutës.

Në javën e fundit, në Kosovë, dy persona u vranë brenda dy kazinove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here