E fundit: Digjet tërësisht autobusi në këtë qytet të Kosovës

0
77

Një autobus që qarkullon në linjën Dragash-Prizren-Beograd është kapluar nga zja.rri në afërsi të fshatit Zhur.

Lajmin e ka konfirmuar për ORAInfo zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili thotë se nuk ka persona të lënduar.

“Autobusi që qarkullon Dragash-Prizren-Beograd në magjistrale afër Zhurit e ka kapluar një zja.rr. Persona të lënduar nuk ka, se si ka ardhë tek shkaktarët e këtij zja.rri, njësitet e zjarrfikësve kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe jemi duke pritur edhe më shumë informacione lidhur me këtë rast”, ka thënë Gashi për ORAinfo.

Autobusi është i kompanisë “Adio Tours” që mban linjën e rregullt për Beograd./ORAinfo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here