Babai merr fëmijën e posalindur, ia shet një çifti në Preshevë

0
259

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së parabur,gimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të dy.shuarit R.F., pasi dyshohet të ketë kryer ve.prat p.enale, ‘’Traf.ikimi me n.jerëz’’ dhe ‘’Fshehja e dokumentit të identifikimit të vik.timave të skll.avërisë ose trafik.imit me njerëz’’, të Kodit Pe.nal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria për këtë rast, ka filluar hetimet edhe ndaj të dyshuarës R.A, pasi që dyshohet se në bashkëveprim me të dyshuarin R.F., ka kryer veprat e lartshënuara penale.

Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga muaji maj 2003, deri më 4 mars 2019, në Gjilan, i dyshuari R.F., me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror, ka trafikuar fëmiun e posalindur të ish bashkëshortes së tij – të dëmtuarës N.A., në atë mënyrë që pasi e njëjta, kishte lindur në Spitalin Regjional në Gjilan, i dyshuari pa pëlqimin e saj ia kishte dhënë fëmiun, një qifti nga komuna e Preshevës – të dyshuarës R.A. dhe të ndjerit R.A.

Gjithashtu, të dyshuarit R.F. dhe R.A., me qëllim të përfitimit material kanë falsifikuar dokumentet në regjistrin e lindjes së fëmijëve, në Spitalin Regjional në Gjilan, ku si nënë biologjike të fëmijës e kanë regjistruar të dyshuarën R.A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here