Vajza e mitur ngacmohet nga shoferi i autobusit

0
171

Tash edhe një shofer autobusi ka ngacmuar një vajzë të mitur. Një vajzë mitur e përkatësisë etnike serbe nga Zveçani është ngacmuar nga një shofer autobusi po ashtu serb, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Policia konfirmon se rasti ka ndodhur në fshatin Banjë të Zveçanit.

“Viktima femër e kombësisë serbe e moshës së mitur ka informuar se është ngacmuar seksualisht nga ngasësi i autobusit, i dyshuari mashkull po ashtu i kombësisë serbe”, ka konfirmuar policia rajonale në veri.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt. /Veriu.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here