“Unë jam më i fortë se Milosheviqi”

0
116

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka fuqi më të madhe në popull se ish presidenti, Slobodan Milosheviq.

Vuçiq ka qenë mysafir në emisionin e mëngjesit në “TV Pink” ku ka folur për temat aktuale përfshirë presionin ndaj tij, zgjedhjet si dhe vendimet e tij për përmirësimin e standardit të jetës së serbëve.

“Nuk ndihem fajtor, ne nuk kishim asnjë përplasje prej kur unë jam në këtë vend”, deklaroi ai.

“Unë eci lirshëm. Problemi është se flitet keq për Serbinë”, shtoi Vuçiq duke komentuar deklaratat e rivalëve të tij politik në Serbi.

“Por, fuqia ime në popull është më e madhe se e Milosheviqit, fuqia në ushtri është dy herë më e madhe, pa i llogaritur numrin e ushtarëve”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here