Pas Presioneve Ndërkombëtare, Haradinaj Merr Vendimin Për Taksën

0
237

Rmaush Haradinaj ka thënë që taksa qëndron dhe nuk do të largohet.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth takimit të sotëm që kishte me gjithë krerët e shtetit, ku tha se temë e diskutimit ka qenë platforma e dialogut.

“Ajo që sot u arrit si dakordim ishte që platforma kurdo që është e gatshme t’i paraqitet parlamentit”, tha ai.Ndërsa, kreu i qeverisë ishte i qartë sa i për ketë taksës, ku ritheksoi se ajo do të qëndroi.

I pyetur nga gazetarët, Haradinaj foli dhe për anulimin e vizitës të gjeneralit amerikan, ku tha se nuk i di arsyet, ndërsa në mënyrë zyrtare theksoi se nuk ka marrë asnjë komfirmim për anulime të vizitës.

Këto komente, kryeministri Haradinaj i tha gjatë vizitës që i bëri kompanisë së prodhimeve nga druri “Gacaferi”, në qytetin e Pejës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here