Momenti kur policia gjen veturën me të cilën u grabitën thasët me para (Video)

0
230

Momenti kur policia gjen veturën me të cilën u grabitën thasët me para.

Policia e Kosovës ka arritur të gjejë veturën me të cilën dyshohet se janë larguar katër grabitësit e bankës “TEB” në dalje të Prishtinës.

Vetura e tipit “Ford” është gjetur jashtë rrugës kryesore në fshatin Uglare të Gracanicës, raporton Gazeta Express.

Plaçkitja e filialit të bankës në fjalë, në Çagllavicë, ka ndodhur rreth orës 15:00.

Deri më tani, Policia ka konfirmuar se katër persona kanë kryer këtë plaçkitje, që si pasojë pati vjedhjen e thasëve më para që sigurimi i bankës po fuste në objektin ku ndodhi rasti.

Policia menjëherë ka njoftuar se ka identifikuar veturën me të cilën katër të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes pasi kryen plaçkitjen. Veturë e cila u gjet më shumë se dy orë pas rastit.

Gazeta Express ka siguruar pamje të veturës në fjalë, e tipit “Ford” me tabela 01.

Momenti kur policia gjen veturën me të cilën u grabitën thasët me para në një bankë në dalje të Prishtinës

Momenti kur policia gjen veturën me të cilën u grabitën thasët me para në një bankë në dalje të Prishtinës

Posted by Gazeta Express on Tuesday, February 5, 2019

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here