LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë në Ferizaj, një i lënduar

0
165

Raportohet për një aksident trafiku ndërmjet tri automjeteve të udhëtarëve me targa vendore dje në fshatin Prelez i Muhaxhirëve të Komunës së Ferizajt.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale në tri automjetet, lëndime trupore ka pësuar njëri prej drejtuesve të njërit automjet.

I lënduari ka marrë tretman mjekësor në Ferizaj e më pas dërgohet në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Rasti nën hetime, sipas policisë, transmeton Plus Tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here