“Kemi kalu shumë shpejt prej kuleve në miniq”

0
72

Këngëtarja shqiptare Besiana Mehmedi ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, për rastin e vajzës nga Drenasi.
Ajo ka shkruar se rasti i saj troket rëndë në ndërgjegjen tonë sepse secili sipas Mehmedit e di që nuk është ky rasti i vetëm.

Po ashtu, këngëtarja ka cituar edhe një thënie të sociologut Gola të cilën e konsideron shumë të qëlluar.

Ky është statusi i saj i plotë, pa ndërhyrje:

“Ne kemi kalu shumë shpejtë prej kuleve në miniq. Ky trancizion shumë i shpejtë ka qenë traumatik” një thënie më se e qëlluar e sociologu Gola

Do të thoja që kemi nevojë të kujtojmë nga cili vend vimë, kush janë gjyshet e nënat tona, cilat janë vlerat e moralit dhe shoqërisë shqiptare!!!!

Të pyesim vehten: kush e ka fajin që të rinjët ikin çdo ditë nga këto vlera dhe nga rrënjët e tyre…kush i imponoi si vlera lakuriqësinë, prostitucionin, drogën dhe si normale abuzimin, shantazhimin, krimin, madje dhe në institucione më të shenjta arsimore….

Rasti i vajzës nga Drenasi troket rëndë në ndërgjegjen tonë sepse secili nga ne e di që nuk është rasti i vetëm….”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here