Goli I Fundit I Sala Dhe Festimi I Veçantë I Tij (VIDEO)

0
69

Pasi u konfirmua se trupi i nxjerrë nga fundi i detit është i Emiliano Salas, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, ku shfaqet goli i fundit i shënuar nga argjentinasi dhe mënyra e veçantë e festimit të golit.

Për herë të fundit, Sala shënoi më 5 dhjetor të vitit të kaluar. Ai e barazoi rezultatin në minutën e 30-të për Nantes, në ndeshjen e Ligue 1 kundër Marseille.

Edhe pse fillimisht kishin qenë duke humbur, skuadra e Salas e kishte përmbysur rezultatin dhe kishte fituar me rezultat 3:2.

“Goli i fundit i Emiliano Salas, duke festuar me bashkëlojtarët dhe tifozët në tribunë. Çfarë heroi! U prefsh në paqe Emiliano”, shkruan një tifoz i futbollit, duke e përcjellë këtë mesazh me videon e golit të Salas

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here