Drama e një nëne, djali 12 vjeç vdes në aksident, njëlloj si babai dhe njerku

0
88

Një nënë e dëshpëruar e goditur nga tre ngjarje tragjike brenda 11 vitesh. Më e fundit ishte vdekja e djalit të saj 12 vjeç, Tayler, i cili humbi jetën në një aksident rrugor këtë të premte.
11 vite më parë ajo kishte humbur të shoqin, babanë e djalit, po në një aksident rrugor.

Ndërkohë gjashtë muaj më parë humbi edhe bashkëshortin e dytë, njerkun e Taylor, si pasojë e përplasjes me motor.

Gruaja Katie Jo Tolley është e shkatërruar e gjitha, pasi njerëzit më të shtrenjtë në jetën e saj, u shuan të gjithë në të njëjtën mënyrë.

Një mik i gruas ka bërë një apel në faqen ‘GoFundMe’, me synim mbledhjen e të ardhurave për mbulimin e shpenzimeve të funeralit, shkruan noa.al.

Vogëlushi Taylor humbi jetën pasi u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në Bridlington, një qytezë në East Riding të Yorkshire, në Angli.

I mituri pësoi dëmtime në kokë, ku pavarësisht dërgimit në spital gjeti vdekjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here