Aksidenti në Prizren: Sot varroset babai dhe dy djemtë

0
77

Tre anëtarë të familjes Sopa, babai dhe dy djemtë e tij, pritet të varrosen sot pas aksidentit në rrugën Prizren-Zhur.

Viktimat, babai R. Sope (50 vjeç), si dhe dy djemtë e tij B. Sope (24 vjeç , dhe L. Sope 22 vjeç), do të varrosen sot, tek varrezat e Zhurit.

Për nder të tyre, sot në Zhur është shpallur ditë zie.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme vetura Golf e viktimave u përplas me një kamionetë. Drejtesi i kësaj të fundit nuk ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kujtojmë se pas këtij aksidenti, ka reaguar edhe Policia e Kosovës e cila njoftoi se ka vazhduar angazhimin shtesë në kontrollimin e shpejtësisë në autostrada.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here