ZBULOHET SHUMA QË QYTETARËT E KAMENICËS PO PAGUAJNË PËR LARGIMIN NGA KOSOVA DREJT KROACISË

0
98

Mungesa e vendeve të reja të punës dhe pagat e ulëta në Kosovë, kanë bërë që të rinjtë e komunës së Kamenicës të shfrytëzojnë çdo mundësi që të largohen nga vendi tyre. Destinacioni kësaj radhe është Kroacia, përmes vizave një vjeçare të punës.

Një 24 vjeçar nga kjo komunë, tha për KALLXO.com se dëshiron të largohet, pasi nuk sheh të ardhme në Kosovë.

“Unë kam dëshiroj të shkojë në Kroaci sepse dy shokët e mi janë atje, kanë shkuar para 1 jave dhe më thanë se është mirë. Janë duke punuar, pse mos të shkojë edhe unë për një të ardhme më të mirë”, tha ai.

Një 29 vjeçar tjetër nga kjo komunë, tha se Kosova po e humb rininë për shkak të mos hapjeve të vendeve të punës.

“Tregoni atyre qeveritarëve tanë se është duke e humbur rininë. Ata janë duke e humbur jo ne. Ata [Qeveria] nuk po na e dinë vlerën neve, sepse as nuk po hapin vende të reja të punës”, tha ky ri nga Kamenica.

Kompani ‘Eja Punësohu’ është regjistruar në dhjetor të vitit të kaluar, saktësisht më 6 dhjetor 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here