Plaçkitje në Bashkësinë Islame të Gjilanit

0
257

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në rrugën ‘Zija Shemsiu’ në Gjilan është bërë një plaçkitje në Bashkësinë Islame të qytetit, ku janë vjedhur mijëra euro.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendi të objektit të Bashkësisë Islame dhe nga një zyrë kanë vjedhur 2000€ dhe kanë dëmtuar dy dyer të objektit”, thuhet në raport.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here