Aksident i rëndë: 37 vjeçarja humbë jetën në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

0
341

Aksident i rëndë: 37 vjeçarja humbë jetën në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Një grua e moshës 37 vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e sonte pasi është goditur nga një veturë.

Vdekjen e viktimës këmbësore e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Llugaxhi të Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasoje e aksidentit këmbësorja Sh.H. (femër 37 vjeç) ka humbur jetën”, ka thënë Ahmeti përmes telefonit.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor. Me këtë rast po merren njësitet përkatëse”, ka shtuar ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here