A do të hiqet taksa? Veseli e Haradinaj takojnë ambasadorin amerikan

0
99

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj e takojnë sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.
Takimi do të mbahet në orën 12:00, në zyrën e kryeparlamentarit Veseli

Mediet kanë raportuar se takimi i sotëm po mbahet me ftesë të kryetarit të Kuvendit për të diskutuar rreth kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.

SHBA ka intensifikuar presionin ndaj kryeministrit Haradinaj për heqjën e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Haradinaj ka marrë ftesë që gjatë këtyre javëve të merr pjesë në organizimin e Lutjeve të Mëngjesit në Uashington.

Ai ditë më parë tha se me gjasë nuk do të mund të shkojë për shkak ‘të klimës së krijuar nga vendosja e taksës’.

Shefi i ekzekutivit deri më tani nuk ka pranuar ta pezullojë taksën prej 100 për qind, ndërsa janë shpeshtuar thirrjet nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here