Shqiptari u fut në shtëpi makinën britanikëve, publikohen pamjet

0
216

Craig Collins dhe familja e tij ishin në gjumë kur shqiptari Eljado Prendaj u hyri me makinen Ford Focus në shtëpinë e tyre në Leigh Road ne Britani, duke shkaktuar nje dem te madh, por per fat pa te lenduar.
Mediat e huaja raportojne se ai ishte emigrant i paligjshem ne Britani të Madhe, goditi dy nga makinat e familjes Collins jashtë shtëpisë në një forcë të tillë, saqe njëri prej tyre u përplas me shtëpinë.
Incidenti sipas gjykates ishte shume i rende dhe gjyqtari Gary Burrell, nga Gjykata e Southmpton e dënoi Prendajn me 12 muaj burg, duke shtuar se tashme ai përballet me deportim nga shteti britanik.

Dëmtimet ishin te shumta, si mund te shihet edhe ne foto. familja e la banesen, per shkak te shkaterrimit, nderkohe qe demet u llogariten ne 40 mijë paund.
Avokatja e shqiptarit duke e mbarojtur ate ne gjyq tha se ai kishte pësuar një moment paniku, kur kishte vendosur që t’i ikte policisë.
Ne gjyq shqiptari shprehu pendese dhe kerkoi ndjese per familjen qe terrorizoi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here