Një dekadë s`mjafton për ta funksionalizuar një çerdhe

0
112

Komunarëve të Podujevës nuk u ka mjaftuar as një dekadë kohë për ta funksionalizuar çerdhen që gjendet afër shkollës së mesme teknike “Fan S. Noli” në Podujevë

Përveç kësaj, ata nuk kanë dhënë asnjë arsye pse po zvarritet hapja e këtij institucioni parashkollor për kaq vjet.

Pyetjet për këtë u janë dërguar nga 10 dhjetori, por përgjigjet kanë munguar. Ndërkohë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë e kanë akuzuar pushtetin e Podujevës si të papërgjegjshëm. Këshilltarja e VV-së, Lirika Maliqi, ka thënë se Podujeva ka nevojë edhe për më shumë çerdhe por, sipas saj, një gjë e tillë nuk pritet nga ky pushtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here