LAJMEPolicia e Zvicrës njofton qytetarët: Keni kujdes nga mashtruesit me bileta të lira për Prishtinë

0
127

Policia e Zvicrës njofton qytetarët: Keni kujdes nga mashtruesit me bileta të lira për Prishtinë.

Në prag të festave të fundvitit janë kthyer sërish mesazhet nëpër telefona që vijnë me oferta të lira të fluturimeve për të mashtruar kosovarët të cilët udhëtojnë për Prishtinë.

Për këto raste është alarmuar edhe Policia Kantonale e Cyrihut, e cila ka dhënë një paralajmërim gjatë ditës lidhur me mashtrimin e pasagjerëve me bileta të rreme dhe fluturime fiktive.

Po që se pranoni ndonjë ofertë të lirë të fluturimeve përmes mesazheve apo Viber-it, me kërkesë që pagesa të bëhet në ndonjë sportel të postës dhe llogaria e pagesës të dërgohet me postë, mund të bëhet fjalë për ndonjë mashtrim. Kompanitë mashtruese përdorin ueb faqe serioze influencuese si dhe hotline shërbimi. «, thote policia në një komunikaatë, shkruan albinfo.ch.

“Policia u rekomandon atyre që udhëtojnë drejt Kosovës, të mos u besojnë mesazheve të ardhura në telefon”, thuhet në komunikatën e Policisë së Cyrihut.

MI fton qytetarët të jenë të kujdesshëm nga ofertat e aviokompanive mashtruese

Të nderuar qytetarë,

Jemi në prag të festave të fundvitit kur bashkatdhetarët planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, dhe qytetarë të shumtë nga këtu marrin rrugë për në vendet e tjera. Prandaj, me qëllim të evitimit të çfarëdo mashtrimi të mundshëm nga aviokompani të rrejshme, kërkojmë që të jeni vigjilent në rezervimin e biletave.

Luteni që të shqyrtoni me kujdes ofertat e mundshme që mund t’i pranoni përmes rrjeteve sociale apo në forma të tjera dhe t’u drejtoheni vetëm kompanive serioze që operojnë në linjat që ju nevojiten.

Mbetemi në dispozicionin tuaj që të paraqitni kompani të tilla që synojnë mashtrimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.​uf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here