Kur 13 milionë euro në vit nuk të ndryshojnë si person – njihuni me futbollistin më modest

0
88

Yjet e futbollit botërorë kanë prirje të jetojnë pothuajse në një planet tjetër krahasuar me pjesën tjetër të botës, ama kjo nuk vlen edhe për Edinson Cavanin.

Cavani nuk është futbollist i zakonshëm, siç e ka dëshmuar edhe gjatë një vizite së fundmi në vendlindjen e tij, Salto, ku është shfaqur si çdo uruguaian tjetër, transmeton Gazeta Express.

Mediat në Uruguain e kanë foatografuar yllin e Paris Saint-Germainit në vende të ndryshme duke e shfaqur pjesën e tij modeste në atdhe.

View image on Twitter
View image on Twitter

kike araque 🇻🇪⚽
@kikevozmarca
Aquí vemos a uno de los jugadores mejor pagados del mundo y figura del PSG, en Salto, Uruguay, su ciudad natal. Y luego de visitar a su familia, se fue en bus a Montevideo para unirse a la selección. Nunca olvidar de donde vienes. Edinson Cavani. @Juezcentral

65
2:40 AM – May 29, 2018
33 people are talking about this
Twitter Ads info and privacy
Në një botë larg rrobave prej modeli që zakonisht e zbukurojnë kryeqytetin francez, Cavani është parë i veshur si çdo banorë tjetër i Saltos dhe duke e përdorur transportin publik rrugës për në Montevideo për t’iu bashkuar shokëve në ekipin kombëtar.

Ai i ka fërkuar krahët me qytetarë të zakonshëm të Saltos teksa është futur në autobus, duke treguar se paraja nuk e ka ndryshuar si person.

Cavani paguhet plot 13 milionë euro në vit te PSG-ja, një shifër që tejkalohet vetëm nga blerjet e shtrenjta Kylain Mbappe dhe Neymar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here