E mrekullueshme: I plotësohet dëshira 14-vjeçares në QKUK, qytetarët ia blejnë 5 laptopë

0
161

Pacientes 14-vjeçare të shtrirë në repartin e Hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, i është plotësuar dëshira për laptop.
Pas publikimit të fotografisë ku 14-vjeçarja Dafina shprehi dëshirën e saj që të kishte një laptop, qyetarët ia kanë blerë 5 laptopë, shkruan Gazeta Shneta.

Familjarët në një deklaratë për Gazetën kanë falënderuar qytetarët dhe në të njëjtën kohë kanë kërkuar që të njoftohen se Dafinës tashmë i është plotësuar dëshira e saj.

Poashtu nëse dikush nga qytetarët dëshiron të dhurojë ndonjë dhuratë tjetër, mund të lajmërohen për fëmijë të tjerë të shtrirë në këtë repart në Pediatri.

Blerja e laptopëve është konfirmuar edhe nga Klinika e Pediatrisë.

Ndryshe, Gazeta Express kishte raportuar dje për këtë rast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here