BEFASON ADELINA TAHIRI, TREGON ORIGJINËN E BURRIT – NUK ËSHTË MAQEDONAS?

0
179

Martesa këngëtares Adelina Tahiri me avokatin maqedonas Serjoza Markovi u përfol gjatë në rrjetet sociale për shkak se ai ishte i huaj, por sot këngëtarja e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” rrëfeu origjinën e vërtetë të bashkëshortit të saj.

Gjatë intervistës ajo tha se stërgjyshja e Markovit është nga Korça.

Biseda e realizuar me Ermalin:

Ermal Mamaqi: Ç’ne ti? Të gjithë mund të martoheshin, por që Adelina Tahiri të martohej me një maqedonas kjo nuk do të ndodhte. Si ka mundësi?

Adelina Tahiri: Unë bëra mëkat.

Ermal Mamaqi: Si ka mundësi që njerëzit ndikohen kaq shumë nga martesa jote? Kujt iu shkatërrua jeta që ti je martuar?

Adelina Tahiri: Shumë meshkujve dhe shumë femrave siç duket.

Ermal Mamaqi: E vërteta është që ti gjyshërit i ke shqiptarë të dy…

Adelina Tahiri: Jo, nga ana e babait i kam shqiptarë. Por kohë më parë ka qenë mburrje kur dikush martohej me një të huaj të një kombi tjetër dhe një feje tjetër sepse e ka shqiptarizuar. Ndërsa sot është bërë një kohë ndryshe. Ngaqë unë kam marrë një burrë maqedonas dhe me një fe tjetër, nuk do të thotë se kam ndërruar fenë time apo kombin tim. Unë kam lindur dhe do të vdes shqiptare dhe sigurisht myslimane. Nuk ka asgjë tragjike. Burri im stërgjyshen e ka korçare.

Ermal Mamaqi: Po ky qenka shqiptar.

Adelina Tahiri: Pak rëndësi ka.

Ermal Mamaqi: Pra ti qenke martuar me një korçar. A di të bëj ai lakror?

Adelina Tahiri: Jo, e bëj unë për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here