Arrijnë nga SHBA pajisjet e para për FSK’në (Foto)

0
257

Se Kosova është gati, e tregojnë edhe prurjet e pajisjeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Metro i ka siguruar fotografitë përmes burimeve në Qeverinë e Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në transportin e këtyre mjetëve dhe pajisjeve nga SHBA’ja.

Po ashtu burimet e gazetës kanë mësuar se këto pajisje kanë ardhur mbrëmë gjatë orëve të vona, ku kanë mbërritur disa kamionë me 20 automjete në Prishtinë, e të tjera do të arrijnë ditëve në vazhdim.

Ndryshe, kryeministri Ramush Hardinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë paralajmëruar se më 14 dhjetor Kosova do ta shëndrroj FSK’në, ndonëse një gjë të tillë disa shtete nuk e kanë parë si të favorshme për këtë moment.

Mirëpo, ambasadori amerikan dha lejen e këtij vendimi të Qeverisë së Ksoovë.

Më poshtë mund t’i shihni disa foto.

Ndërkohë pritet që automejte tjera të vinë ditëve në vazhdim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here