Aksidenti fatal i dy punonjëseve të bankës, pamjet tregojnë si ndodhi tragjedia

0
187

Dy punonjëse të një banke kanë vdekur në orët e para të së shtunës, si pasojë e një vetaksidenti me veturë.
Policia ka thënë se mëngjesin e hershëm të së shtunës një veturë humbi kontrollin duke dalë nga magjistralja dhe rezultoi me pasoja fatale pasi dy pasagjeret K.H. 31 vjeçare dhe L.S. 23 vjeçare humbën jetën.

Edhe dy persona të tjerë janë lënduar rëndë nga ky aksident.

Katër të vetëaksidentuarit ishin kolegë pune që po ktheheshin nga një ndejë e fundvitit, që ishte organizuar nga kompania.

Gazeta Express ka siguruar pamjet e aksidentit, ku shihet se çfarë ka ndodhur.

Vetura ka fluturuar në ajër, pasi ka prekur trotuarin e rrugës. /Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here