9 Shenja që Vërtetojnë se Kafeja po ju Bën Zbor…

0
221

Si ta dini nëse pini shumë kafe?

Po, kafeja mund t’ju zgjojë dhe t’ju sjellë përsëri në aktivitetin ritmik të përditshëm kur çoheni me përtesën e një dembeli në mëngjes. Ajo gjithashtu përmirëson disponimin tuaj dhe, të paktën për njëfarë kohe, rrit performancën tuaj fizike dhe mendore.

Por nëse mendoni se mund të pini kafe sa të doni pa dëmtuar shëndetin tuaj, ju jeni gabim! Ne do t’ju tregojmë se çfarë mund të ndodhë nëse pini shumë kafe.

Nuk bini në gjumë kur doni
Shumë kafe mund ta bëjë të pamundur që të bini në gjumë atëherë kur të doni, që do të thotë pra, gjatë natës. Jo vetëm që e rrit harkun e kohës që ju merr për të fjetur, por edhe zvogëlon kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit tuaj.

Rrit presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës
Kafeina rrit jo vetëm presionin e gjakut dhe frekuencën e zemrës, por edhe hormonet e stresit si epinefrina dhe kortizoli. Kjo është arsyeja pse nëse jeni i ndjeshëm ndaj kafeinës, madje edhe një filxhan kafeje mund t’ju bëjë të ndiheni të shqetësuar.

Ngacmon stomakun
Kafeja mund të çojë në dhimbje të stomakut, të ngjashme me atë që e merrni pasi të hani një ushqimi të keq. Hulumtuesit nga Evropa kanë kuptuar se kafeja përmban disa përbërës që stimulojnë prodhimin e acidit të stomakut.

Krijon kapsllëk
Në konsumin afatgjatë të kafesë ju dehidratoheni. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në kapsllëk.

Ç’rregullim i ritmit të zemrës
Efekti nxitës që kafeina ka në sistemin tuaj mund të bëjë që zemra juaj të rrahë më shpejt pasi të keni konsumuar një filxhan. Por nëse ju pini shumë kafe, kjo mund të çojë në fibrilim atrial ose, me fjalë të tjera, në një normë të parregullt ose të shpejtë të zemrës.

Mpak enët e gjakut në tru
Kafeina realisht i mpak enët e gjakut në trurin tuaj, gjë që ngadalëson ndjeshëm rrjedhën e gjakut atje. Në fakt, një studim i vitit 2009 i botuar në revistën shkencore Human Brain Mapping tregoi se dy filxhanë të vegjël të kafesë mund të zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut në tru me 27%.

Turbullira dhe lodhja qëndrojnë përpara jush
Kafeja është një nxitës i natyrshëm, por kur ajo ndjesia “ high” mbaron, ju vijnë turbullira koke dhe ndjeheni të uritur dhe të lodhur.

Të ikën mendja kur nuk e konsumon atë
Kur ju jeni papritur i privuar nga kafeina, disponimi juaj mund të bjerë deri në prag të depresionit. Tek disa njerëz, përpjekjet për të shmangur pijet me kafeinë vetëm çojnë në zymtësi dhe acarim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here