Video promovuese për Kosovën, Haradinaj apelon të shpërndahet sa më shumë në rrjetet sociale

0
71

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook, në të cilën pasqyrohet potenciali e vendit tonë drejtë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik me produktet vendore.

Po ashtu në këtë video shihen edhe arritjet e sportistëve dhe artistëve me prejardhje nga Kosova, që po bëjnë bujë në arenën ndërkombëtare, Rita Ora, Dua Lipa, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri.

Tregohen edhe për sukseset e sportistëve vendor, sidomos në xhudo me Majlinda Kelmendin e Akil Gjakovën, dhe për suksesin e fundit të përfaqësueses së Kosovës në futboll, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova është një vend i vogël në zemër të Evropës, por me ëndrra të mëdha.

Në të tregohet edhe për pasuritë që ka vendi ynë, produktet dhe rininë.

Vendin tonë e presin shumë punë gjatë rrugëtimit tonë për në BE, punë të cilat do ti realizojmë me vullnet e përkushtim.

Së shpejti pritet ta kemi edhe ushtrinë tonë.

Video është promovim i Kosovës, dhe është realizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

KJO ESHTE KOSOVA, SOT!

KJO ESHTE KOSOVA, SOT!THIS IS KOSOVO, TODAY!OVO JE KOSOVO, DANAS!Kosova, një shtet që ka histori dhe vizion për të ardhmen!Ju lus ta shpërndani këtë videoRH

Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, November 29, 2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here