Shumë prej jush e përdorni, por a e dini se çfarë do të thotë emri “Samsung”

0
145

Samsung është kompania që krijon smartphone-t më të famshëm me platformë mobile Android në botë, dhe derisa ajo është, duke luftuar të mbajë përfitimet në nivelin më të lartë, e gjithë vëmendja e konsumatorëve të kompanisë është te “Galaxy S9” dhe “Galaxy S9+”, telefona që mund të ndryshojnë drejtimin e kompanisë.

Por, a e dini se çfarë do të thotë në të vërtetë “Samsung”? Pasi nuk e dimë gjuhën koreane, sigurisht që edhe kuptimi i emrit të brendit “Samsung” është i pakuptueshëm.

Nëse e përkthejmë fjalën “Samsung” në gjuhën shqipe do të thotë “tre yje”, emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë “Samsung”, Lee Byung, i cili që në fillim të hapjes së kompanisë ka pasur si qëllim që kompania një ditë të bëhet e fuqishme dhe e qëndrueshme sikur yjet në qiell

Por, pse pikërisht tre yje, çfarë do të thotë numri “tre” për suksesin, pse jo dy apo katër? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri “tre” është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme.

Pra, dëshira për t`u bërë një kompani e madhe dhe e fuqishme është arritur nga “Samsung” brenda viteve të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here