Qeveria tregon kush e dha urdhërin për aksionin në veri

0
66

Pas aksionit në veri të Kosovës ku u arrestuan edhe katër persona të dyshuar për rastin Ivanoviq, ka reaguar Qeveria duke bërë të ditur se ky aksion i policisë është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale, shkruan Gazeta Express.
Përmes një komunikate, ata kanë deklaruar se ky veprim është bërë në pajtim me ligjin se nuk ka lidhje me zhvillimet politike.

“Qeveria e Kosovës siguron të gjithë qytetarët se shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik.”

Gjithashtu, kanë bërë thirrje që të ruhet qetësia publike dhe të mos bihet pre e dezinformatave të ndryshme./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here