Pse pullat e këmishës janë në anë të kundërta te gratë dhe burrat?

0
101

A keni vënë re ndonjëherë se këmishat e meshkujve i kanë pullat e tyre në anën e djathtë, ndërsa tek rrobat e grave janë në anën e majtë?
Ky është rezultat i tekave të dizajnuesve apo vetëm një tjetër mënyrë për të theksuar dallimin në mes meshkujve e grave?

Ka në fakt një histori mjaft interesante që e shpjegon këtë mister.

Siç rezulton, kjo karakteristikë e këmishave të meshkujve dhe grave daton qysh nga koha kur janë shpikur pullat qysh në shekullin e 13-të.

Në atë kohë, vetëm gratë e pasura mund të përballonin që të kishin pulla në këmishat e tyre. Ato zakonisht angazhonin shërbëtoret e tyre që t’i ndihmonin që ato të vishen.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse pullat e këmishave të grave janë të vendosura në anën e majtë: për të bërë më të lehtë për shërbëtoret që të mbërthenin ato (duke supozuar që shumica e njerëzve ishin djathtakë).

Meshkujt zakonisht prireshin të vishen vetë, pra pullat e tyre ishin vendosur në anën e djathtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here