Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtyre hajnave nga rajoni..

0
167

Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin për vendodhjen e tre të dyshuarve për grabitje të ndryshme në rajonin e Prishtinës. Këta tre persona po cilësohen të rrezikshëm nga policia, prandaj për gjetjen e tyre po kërkohet edhe ndihma e qytetarëve.
“Bazuar në rezultatet e hetimeve që po zhvillon policia, pasi që ka identifikuar i ka futur në kërkim policor tre të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen.

Këta të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor.

Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër.

Më poshtë gjeni fotografitë dhe identitetin e zbuluar të këtyre të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Express.

Kastriot Shala I lindur më 30.07.1995, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Trudë, komuna e Prishtinës.

Ridvan Ademi i lindur më 11.08.1989, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Dobratin, komuna e Podujevës

Leutrim Latifi I lindur më 27.02.1992, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Prishtinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here