Kjo Lopë nuk mund të shitet, po çmend rrjetin me përmasat e tij

0
120

Një dem 194 centimetër i gjatë po bëhet viral në rrjetet sociale.
Demi ndodhet në Australi, ndërsa pronari i tij Geoff Pearson ka vendosur ta quajë “Knickers”.

Pronari shpjegon se demi peshon sa një makinë, plot 1.400 kilogram, teksa nuk mund të shitet për eksport për shkak të madhësisë.

Sipas pronarit, “Knickers” i shërben për mirë fermës së tij.

Të gjitha kafshët e tjera tërhiqen nga Knickers dhe sipas tij, është shumë e thjeshtë që ti dërgosh për kullotje.

“Knickers” është demi i dytë më i madh në planet, teksa vendin e parë e mban një dem i cili peshon 2,267 kilogram, ndërsa është i gjatë 2 metra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here