KËTO JANË BONUSET E UEFA-S PËR KOSOVËN SI FITUESE E GRUPIT

0
123

Kombëtarja e Kosovës në futboll mbrëmë ka shënuar fitore ndaj Azerbajxhanit në takimin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve dhe është kualifikuar në fazën e play-offit në këtë garë.

Me këtë rast, Kosova gjegjësisht Federata e Futbollit e Kosovës do të do të fitojë 750 mijë Euro shtesë nga UEFA, raporton Insporti, duke u bazuar në rregulloret financiare të UEFA0-s dhe njoftimin që i është dërguar federatave para fillimit të kësaj gare, shkruan Insporti.

Kuptohet, kjo shumë to ti shtohet shumës prej 750 mijë Eurove që Kosova do të merr nga UEFA vetëm për pjesëmarrje në këtë garë, që i bie që shuma e përgjithshme që do të inkasojë FFK nga UEFA është 1,5 milionë Euro.

Skuadra e Bernard Challandes do të takohet në gjysmëfinale me Maqedoninë, kurse bonuset nga UEFA pritet që të jenë inventiv i madh për Kosovën edhe në të ardhmen.

Po ashtu meqë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve Kosova do të garojë në Ligën C, kjo do të thitë se e ka të sigurt edhe shumicën prej 1,1 milionë Eurove, nëse jo edhe më shumë, vetëm për pjesëmarrje në këtë garë, bën të ditur Insporti duke u bazuar në shumat që janë shpërndarë sivjet për kombëtaret pjesëmarrëse në Ligën C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here