I ulet në gjunjë për t’i kërkuar falje nënës… e gjithë salla përlotet nga historia dramatike e tyre

0
77

Nuk i ka ndalur lotët thuajse gjatë gjithë rrëfimit të tij 54 vjeçari, Uran Sejdini.

Urani ftoi të ëmën, Beglien, në një emision televiziv, pasi një brengë e madhe i ka trazuar shpirtin dhe nuk e le të qetë prej dy vitesh.

E gjithë kjo ka filluar në dhjetor të vitit 2016, kur në mënyrë të papritur ndahet nga jeta babai i Uranit megjithse kishte rreth 16 vite që nuk ngrihej nga shtrati. Për shkak se e ëma ishte po ashtu e shtruar në spital dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, lajmin për humbjen e bashkëshortit nuk ia dhanë në kohë.

Beglija nuk ia fali kurrë djalit të saj që nuk i mundësoi që të ishte afër burrit të saj që ndau jetën për t’i mbyllur sytë. Gjithë këtë mërzitje ajo ia ka shkarkuar Uranit duke i folur ashpër dhe duke e fajësuar herë pas here. Por Urani edhe pse ja ka shpjeguar se ia ka mbajtur të fshehtë që të mos rrezikonte ndonjë fatkeqësi nga ky lajm i hidhur që do merrte Beglija, prap e ëma nuk ndryshon qëndrim.

“Për 50 vite e mbajta bashkëshortin tim dhe për 16 vite u kujdesa për të në shtrat dhe ti nuk më çove që t’ia mbyll sytë për herë të fundit” i ishte shprehur e ëma pak para se të përcillte të shoqin për në banesën e fundit. Që atëherë ajo ka ndryshuar qëndrim ndaj familjarëve të saj e sidomos ndaj Uranit, duke u bërë më nevrike e të mos ketë më atë dobësi që ka patur për djalin e saj të vetëm, Uranin. Megjithse është përpjekur shumë herë për t’ia shpjeguar se kjo që ka ndodhur është fati i paracaktuar, ajo e ka quajtur vazhdimisht fajtor djalin e saj.

Beglija nuk e ka fshehur dhembshurinë e saj për bashkëshortin e ndarë nga jeta por gjithsesi as i ka ndalur lotët nga mesazhi i djalit. “Nëse ti e ndien se unë nuk jam fajtor për atë që ndodhi, të lutem më premto që nuk do ma përmendësh më derisa të jesh gjallë”, i është drejtuar Urani të ëmës. Ajo nuk është menduar shumë, por pasi ka fshirë lotët i ka thënë e vendosur “të kam falur dhe nuk ta kujtoj më asnjëherë, deri sa të jem gjallë”.

Urani është ndier i çliruar nga kjo barrë e cila aq shumë po e mundote prej kohësh sa kishte menduar edhe t’i jepte fund jetës së tij. Si shenjë mirënjohje për nënën e tij, Urani i ka puthur dorën i ulur në gjunjë. Nga sot gjërat do jenë më ndryshe për nënë e bir.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here