Hajni Ia Ktheu Veturën Që Vodhi, Bashkë Me Një Shënim Që Habiti Pronaren (Foto)

0
138

Hajni i dhimbshëm, u pendua që vodhi veturën, e ktheu dhe kërkoi falje. Po që se e keni fatin e keq dhe t’ju vjedhin veturën, atëherë duhet të përballeni me mungesën e madhe të saj, si dhe gjendjen e pa pritshme për të siguruar një tjetër.

Nëse dikush ka fat, atëherë do ta thërrasë policia dhe ta ftojë për ta identifikuar makinën e dyshimtë, për t’ia kthyer prapa. Pamela Barker nga Luoiswille e Shteteve të Bashkuara, ka mbetur e shqetësuar kur para shtëpisë nuk e gjeti makinën e saj GMC Acadia.

Mirëpo, pasi ta ketë njoftuar policinë, shfrytëzoi llogaritë e rrjeteve sociale, për të postuar fotografitë e veturës së vjedhur, teksa kërkonte informata nga të gjithë, për ta gjetur se ku ndodhet. Postimin e saj e kishte parë edhe hajni i Acadia, që ia ka kthyer te shtëpi, ndërsa brenda la një shënim, ku kërkonte falje.

“Përshëndetje Pamela Barker, kërkoj falje për veturën. Pasi e theva derën, i pashë qelëst brenda dhe u nisa. Më vjen shumë keq, sepse e di sa vështirë është të jesh pa veturë dhe ta ktheva. Edhe njëherë më fal. Kjo nuk ndreq asgjë, sidoqoftë. Shumë dashuri për ty”, shkruan në letrën që u gjet brenda.

Barker nuk po i besonte syve, që i është rikthyer vetura pas gjashtë ditësh, bashkë më kërkim faljen e çuditshme, të cilën thotë se e ka pranuar. Megjithatë, urohet ta ketë kuptuar mësimin, se nuk duhet lënë më çelësat brenda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here